Nazmi Mulaku, i njohur si "Bio Mulaku" është liruar nga paraburgimi.
Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv avokati i tij, Fanol Krasniqi.
Ai tha se kjo u bë me vendim të Gjykatës Supreme.
"Ne kemi ushtruar në Gjykatën Supreme kërkesë për ndërprerjen e masës së paraburgimit. Supremja ka marrë vendim që z.Mulaku të mbrohet në liri. Domethënë është aprovuar kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë", tha ai.
Fillimisht Apeli e kishte refuzuar kërkesën e palës mbrojtëse.
"Bio Mulaku" u arrestua në korrik nga policia.
Ai dyshohet për "Ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike", dhe "mashtrimit".
Nazmi Mulaku, i njohur në “TikTok” si Bio Mulaku, publikonte në vazhdimësi video, përmes të cilave pretendonte se po shëronte disa sëmundje, si depresioni e sëmundje të tjera.
Lidhur me rastin kishte raportuar edhe Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=GdoJebElyec
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.