Lajmet e fundit

Binjaket identike që u martuan në të njejtën ditë, tani kanë vendosur që burrat e tyre t’i varrosin në një funeral të përbashkët, pasi ata vdiqën vetëm një ditë pas njëri-tjetrit.
Lynda Tomlinson dhe Ann Ross, 61 vjeçare, u takuan me bashkëshortët e tyre në të njejtën ditë, në pistën e vallëzimit të lokalit të tyre preferuar.
Ann nisi një marrëdhënie me Ron Ross, ndërsa Lynda filloi një lidhje me Pal Derrick Tomlinson, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Në 1973, të dy çiftet u fejuan dhe më pas u martuan më 15 shkurt të 1975.
Motrat punojnë pastruse në të njejtën shkollë, ndërsa Ron ishte moler në Rolls Royce dhe Derrick shofer.
Por, Derick u detyrua të largohet nga puna tetë vjet më parë për shkak të diabetit i cili ia këputi edhe këmbën e tij të majtë.
Ron- i cili u diagnostikua me kancer të zorrëve një vit më parë – vdiq një ditë pas ditëlindjes së tij të 64-të më 7 shkurt.
Derrick, pësoi sulm në zemër, dhe u nda nga jeta në moshën 61 vjeçare në të njëjtin spital vetëm një ditë më vonë.