Lajmet e fundit

Mayla tha: "Ne gjithmonë kemi bërë gjithçka së bashku dhe kohët e fundit kemi përmbushur ëndrrën tonë për të bërë një ndërhyrje kirurgjikale për ndryshimin e gjinisë dhe për t'u bërë binjakët e parë transvestit në botë që e bëjnë këtë. Ka shumë gra transvetit që heqin dorë sepse lista e pritjes është shumë e gjatë në sistemin shëndetësor publik dhe ka vetëm një klinikë private që kryen procedurën në Blumenau".
Mayla dhe Sofia thanë se gjithmonë identifikoheshin si femra. Mayla vazhdoi: "Kur pashë organin mashkullor, ndjeva se nuk ishte i imi".
Mayla tregoi se ajo dhe motra e saj shpesh i nënshtroheshin ngacmimeve për shkak të stilit të tyre të jetesës. "Në shkollë ishte shumë e vështirë’, tha ajo.
"Disa shokë të klasës madje më hodhën fletore në kokë".
Adoleshentja tha se familja e saj gjithmonë ka qenë mbështetëse e zgjedhjes së saj dhe të motrës së saj dhe se shqetësimi i tyre i vetëm ishte se si shoqëria do t’i trajtojë ata, shkruan Metro.co.uk, transmeton Klan Kosova.