Motoristi nga Afrika e Jugut, Brad Binder ka bërë sensacion të shtunën në garën Sprint në Argjentinë.
Ai arriti që të dal triumfues duke e drejtuar motorin e tij Red Bull KTM drejt vijës së finishit përcjellë klankosova.tv.
Edhe më të veçantë këtë fitore e bënë fakti që ai e nisi garën nga vendi i 15-të për të dal në fund triumfues.
Binder-in e sfidoi deri në fund italiani Marco Bezzecchi por që nuk arriti ta tejkaloj.
Pozitën e tretë e mori italiani tjetër Luca Marini.
Ndërkohë kampioni aktual i botës Francesco Bagnaia mbeti i 6-ti.
Garat e të gjitha këtyre kategorive transmetohen edhe të dielën në platformën Artmotion
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.