Billie Eilish po sigurohet që fansat të dinë për efektin që ka Dita e Falënderimeve në popullatën e gjelave të detit.
Këngëtarja 20-vjeçare, fituese e Grammy-t, me anë të Instagram Stories një ditë para festës i kërkoi fansave që të rishikojnë ushqimin e gjelit të detit gjatë darkave të tyre të Falënderimeve.
Billie postoi një foto të saj duke u përqafuar me një gjeldeti, së bashku me një mbishkrim për të shpjeguar pozicionin e saj.
“Gjelat janë disa prej krijesave më të buta në botë”, shkroi Billie në mbishkrim. "Dhe 46 milionë prej tyre vriten për çdo festë Thanksgiving"
Ajo shtoi, “E di se është e vështirë të ndryshohen traditat, por thjesht mbajeni në mendje :)."
Billie është ndër të famshmet që nënshkroi një peticion që iu dërgua presidentit amerikan Joe Biden, duke i kërkuar që të dërgonte gjelin e falur të këtij viti në Farm Sanctuary.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.