Billie Eilish dha një mesazh të fuqishëm natë e parë të turneut Where Do We Go në Miami duke komentuar standardet e dyfishta që bota vë për gratë dhe vajzat.
Këngëtarja, që ka folur më parë mbi arsyen pse vesh rroba të gjera, publikoi një video ku heq bluzën dhe thotë:
“Nëse vishem me rroba të rehatshme, s’jam grua. Nëse zhvishem, jam kuçkë. Disa njerëz i urrejnë rrobat që vesh, disa i adhurojnë. Disa njerëz i përdorin për të sharë të tjerët, disa për të më sharë mua. I ndjej vështrimet tuaja, mospëlqimin apo çlirimin, por nuk më sundojnë jetën. Në të kundërt s’do hidhja dot asnjë hap.
“Trupi me të cilin u linda, s’ju pëlqen? Nëse vishem me rroba të rehatshme, s’jam grua. Nëse zhvishem, jam kuçkë. Edhe pse s’e keni parë kurrë trupin tim, e gjykoni dhe më gjykoni mua. Pse?”
https://twitter.com/VictoriaPortz/status/1237252425758781440?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1237252425758781440&ref_url=https%3A%2F%2Fanabelmagazine.com%2Fnews%2F49052%2Fmesazhi-i-fuqishem-i-billie-eilish-kur-mberthehem-sjam-grua-kur-zberthehem-jam-kucke
Kjo s’është hera e parë që Billie diskuton mahnitjen e njerëzve me rrobat e saj apo faktin që s’e tregon trupin, shkruan anabel. Në gusht të 2019-s, në një intervistë me V Magazine, 18-vjeçarja ceku natyrën seksiste te fjalëve që thuheshin për të.
“Edhe prindërit e mi, kur më komplimentojnë për mënyrën si vishem, në një mënyrë po më shajnë. Më thonë ‘më vjen mirë që vishesh si djalë, që edhe vajzat e tjera të vishen si ti dhe të mos bëhen kuçka.’”
“Unë dua që njerëzit të ndihen mirë me veten, me trupin, me çfarë zgjedhin të tregojnë. Nuk më pëlqen që më përdorin mua për të vënë në pozitë ata që nuk vishen si unë.”
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.