Lajmet e fundit

Trajneri i West Ham United, Slaven Bilic ka deklaruar se ylli Dmitri Payet është i lumtur në klub dhe se nuk ka dëshirë për t’u larguar.
Sulmuesi ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në Euro 2016, duke tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha për të dërguar oferta drejt Hammers këtë verë.
“E di se klubet gjigante do të vijnë me oferta, por që dua që ai të qëndrojë në West Ham.”
“Kam shkruar porosi me të në këto tre javë dhe e di se ai është i lumtur këtu. Ai është futbollist i yni”, ka deklaruar Bilic, transmeton Klan Kosova.