Lajmet e fundit

Biletat për ndeshjen Shqipëri – Portugali që zhvillohet këtë të hënë nga ora 20:45 kanë filluar që të shiten.
Por në to kësaj radhe ka një risi, pasi që është i shtypur edhe emri i poseduesit të biletës, transmeton Klan Kosova.
Ndeshja e datës, 7 shtator zhvillohet në kuadër të kualifikimeve të Euro 2016.
Kështu ka marrë vendim Federata e Futbollit të Shqipërisë, për arsye të sigurisë.
Pra për ndeshjet e radhës së Shqipërisë të gjitha biletat do të kenë emrin e poseduesit të tyre, ndërsa edhe ditën e ndeshjes duhet që përveç biletës të kenë edhe një dokument identifikues.
Niveli i sigurisë në shkallët e stadiumit “Elbasan Arena” duhet të jetë i lartë, sipas drejtuesve të FSHF, për këtë edhe është marrë ky vendim.