Lajmet e fundit
Skuadra nga San Mames është e interesuar për të përforcuar radhët me spanjollin kreativ.

Athletic Bilbao është duke shikuar mundësinë që të transferojë mesfushorin e Atletico Madridit, Raul Garcia. Spanjolli, nga kostumet në San Mames, është identifikuar si top-prioritet për këtë afat kalimtar, por negociatat për të mund të jenë të mundimshme - AS raporton se ato sapo kanë filluar.
Garcia është i njoftuar me interesimin e Athleticos, por e di poashtu se Simeone e do atë në Vincente Calderon. Mesfushori mund të ketë më pak minuta lojë këtë sezon, pasi përforcimet e reja të klubit lënë pak hapsirë për të.
Trajneri i Athleticos, Ernesto Valvedere, mendon se Garcia do të ishte i përdorshëm në formacionin 4-2-3-1, prapa Aritz Aduriz, që është edhe pozita e vërtetë e futbollistit.
Ky fakt dhe mundësia që ai të mos jetë startues në skuadrën e Simeones mund të bëjnë që Garcia të pranojë ofertën e Bilbaos dhe të largohet nga Vincente Calderon.