Lajmet e fundit

Athletic Bilbao e Real Madridi kanë ndarë pikët në ndeshjen e katërt të ligës spanjolle.
Rezultati përfundoi 1 me 1 në stadiumin San Mamés, njofton Klan Kosova.
Ishte Bilbao që kaloi në epërsi në minutën e 32-të me anë të Muniain.
Pjesa e parë u zhvillua me raste nga të dyja ekipet mirëpo pa gola të mëtejmë. Ndërsa ishte Reali ai i cili morri iniciativën në pjesën e dytë.
Ndryshimi taktik i trajnerit Julen Lopetegui duke zëvendësuar Modric me Iscon rezultoi me gol pak minuta më pas.
Gareth Bale harkoi për Iscon i cili e barazoi rezultatin në minutën e 63-të, transmeton Klan Kosova.
Reali edhe disa herë tentoi të kalonte në epërsi që të mos lëshonte pikë, mirëpo pa sukses.
Pas këtij barazimi, Reali, tash me 10 pikë, e lë Barcelonën në vendin e parë me 12 pikë.