Lajmet e fundit

Lutfi Bilalli, ekspert i gjeopolitikës, në emisionin info Magazine ka folur për aksionin e sotëm të ShBA-së në Venezuelë, ku u kap presidenti i saj, Nicolas Maduro.
Sipas tij, ky është një sinjal i amerikanëve se “ne nuk zhvillojmë luftëra tri-katër vjeçare, por që ne për kohë të shkurtër arrijmë që një figurë që ka qenë e polarizuar në Venezuelë, ta heqim nga pushteti pa zhurmë të madhe dhe pa viktima të mëdha”.
“Gjashtë orë para njësitit amerikan Delta, ka arritur që i dërguari kinez të bisedojë me Maduron. Se çka kanë qenë këto bisedime, nuk e dimë. Venezuela është vend me territor shumë të madh. Mendoj që Amerika është ende superfuqia e vetme, që, me përjashtim të 2-3 shteteve në botë, kudo dhe kurdo që rrezikohen interesat amerikane, godet”, tha ai, duke përmendur edhe rastin e Iranit ku edhe atje kanë nisur protesta kundër regjimit.
Bilallli kujtoi fjalinë e kryeministres italiane, Giorgia Meloni se “viti 2025 ka qenë i keq, por mos u shqetësoni, 2026 do të jetë edhe më i keq”. /Klankosova.tv