Lajmet e fundit

Secilën verë, yjet postojnë fotografi 'të nxehta' me bikine që pa dyshim se janë trendi i fundit i sfilatave të modës.
Duke qenë se ato kryesisht janë të markave më të njohura, jo rrallë herë, kushtojnë mijëra dollarë.
Por, duket se këtë vit ato kanë vendosur të jenë më ‘kursimtare’. Shumë prej grave më të adhuruara në botë kanë zgjedhur bikinet njëpjesëshe Gooseberry Intimates’ “So Chic” që kushtojnë 99 dollarë.
Këto bikine janë në dispozicion në ngjyra të ndryshme – nga e zeza klasike deri te e kuqja dhe ngjyrat tjera më cool si e gjelbra dhe e verdha.
Bikinet që janë trendi i kësaj vere mes yjesh kanë një dekolte shumë të hapur që i bën ato ideale për poza të bukura për Instagram.
Këto bikine seksi – në të gjitha ngjyrat - tashmë i kanë veshur yjet si Kendall Jenner, Kaia Gerber dhe Olivia Munn.
Vajza, jemi të sigurt se edhe ju do t’i doni këto bikine. Një lajm i mirë është se këto bikine, si jo shumë shpesh, mund t’i përballoni edhe ju financiarisht.