Lajmet e fundit

Prezantuesi i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti ka theksuar edhe njëherë që “Big Talk” kësaj radhe do të vije nën udhëheqjen e Mbresa Hajrullahu.
Ai u shpreh se beson që Mbresa do ta menaxhojë “Big Talk-un”, në mënyrën më të mirë të mundshme, shkruan Klankosova.tv.
“Big Talk kësaj radhe vjen nën udhëheqjen e Mbresës. I dëshiroj shumë suksese, sepse Mbresa brenda në shtëpi ka qenë një vajzë ‘zjarr’ me opinionet e veta dhe po besoj që “Big Talk” do ta menaxhojë në mënyrën më të mirë të mundshme”, është shprehur ai në “Orën Shtatë” në Klan Kosova.