Big Sean thotë se beteja e tij me depresionin dhe ankthin e ka detyruar atë të merrej me veten për një kohë të gjatë.
Në disa video të postuara në Instagram, reperi foli për betejën e tij me shëndetin mendor dhe se si ka ndryshuar jeta e tij, transmeton Klan Kosova.
Sipas Big Sean, emri i vërtetë i të cilit është Sean Michael Leonard Anderson, gjatë kohës kur u bë 30 vjeç, ai e kuptoi se ndihej i humbur dhe se shumë gjëra të cilat dikur i donte, si muzika, nuk ishin më gëzim dhe kënaqësi. Ai e dinte se ishte koha të tërhiqej dhe të provohej diçka të re.
“Nuk e dija se si kam arritur deri aty. Kam medituar që kur isha 17 vjeçar. Kjo ndihmon kundër ankthit dhe depresionit”.
Po, pasi filloi të takohej me një terapist dhe të kërkonte udhëzime shpirtërore, më në fund e kuptoi se atij i mungonte diçka në jetë – qartësia.
Big Sean tha se gjërat kanë ndryshuar për të mirë pasi u riorientua, por muzika nuk ndihet më si një punë e përditshme dhe ai në fakt ndihet i lumtur.
https://www.instagram.com/p/BvaqDZJlW3E/
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.