Menaxheri i rrjeteve sociale në Big Brother VIP Kosova 2, Diamant Bajra, përmes një lidhje direkte në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova ka folur për ngjarjes e javës në BBVK, duke vënë theksin tek prishja e aleancave brenda shtëpisë.
Më pas, Bajra ka folur edhe për statistikat e shikueshmërisë së BBVK-së, duke njoftuar se mesatarja ditore e shikueshmërisë është rritur në 20 milionë, shkruan Klankosova.tv.
"Në këtë fazë kemi arritur që në total, mesatarja ditore e shikueshmërisë në platformat ku publikojmë vazhdimisht video është rritur në 20 milionë. Janë këto shifra të cilat ditëve të fundit e kanë rritur mesataren e totalit të shikueshmërisë brenda ditës", është shprehur ai.
Ndërkaq, sa i përket natës "Prime" të sontme, Bajra është shprehur se pritet të ketë një rrëfim të veçantë dhe të padëgjuar më herët si dhe do të jetë edhe një takim i shumëpritur.
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në: