Lajmet e fundit

Spektakli i Big Brother VIP Kosova 2 ka marrë vëmendje të madhe, ashtu siç pritej.
Në natën e parë, derisa shtëpia më e famshme në vend po pret yjet për të hyrë, shqiptarët duket se po përcjellin me vëmendje çdo detaj.
Aktualisht Prishtina është tepër e heshtur. Ngjashëm duket edhe Peja, ku qytetarët për dallim prej netëve të tjera, sonte kanë zgjedhur të zënë vend nëpër shtëpi e lokale për ta parë spektaklin e madh.