Ka nisur Prime i dytë i Reality shou-t më të suksesshëm, Big Brother Vip Kosova 3.
Opinionistët e BBVK3, Milaim Zeka dhe Olta Gixhari kanë dhënë komentet e para lidhur me dinamikat e tre ditëve të para.
“Banorët duket sikur kanë hyrë me zjarrë, me biseda më të thella, le të shohim si do të gjenerojnë ato”, tha Olta Gixhari.
Tutje Olta shtoi: “Big Brother nuk ka receta, shoh aty disa banorë se kanë hyrë me laps e me letër”.
Derisa, Zeka në anën tjeter potencoi se të gjithë banorët kanë hyrë brenda për të bërë “sherre”.
“Ka qenë dinamikë e mirë, por njerëzit sikurse edhe ne janë të hutuar nga nata e parë, por e kam përcjellë Bigun, po shkon përpjetë”, tha Zeka.
https://www.youtube.com/watch?v=RRwNMMvEIFA
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip 1 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.