Aksionet e kompanisë farmaceutike daneze “Novo Nordisk” ranë me mbi 20% të martën pasi firma fajësoi pritjet më të dobëta të shitjes në ShBA për ilaçet e saj të obezitetit Wegovy dhe ato të diabetit, Ozempic.
Pas shitjes, gjigandi farmaceutik tha se punonjësi i tij shumëvjeçar Maziar Mike Doustdar do të merrte përsipër detyrën e presidentit dhe drejtorit ekzekutiv, duke zëvendësuar Lars Fruergaard Jorgensen – i cili dha dorëheqjen papritur në maj, raporton Euronews, transmeton Klankosova.tv.
Doustdar, i pari jo-danez që drejton kompaninë, do të marrë detyrën më 7 gusht, transmeton klankosova.tv.
“Novo” tha të martën se pret që shitjet vjetore të rriten 8-14%, krahasuar me parashikimin e kaluar prej 21%. Fitimi operativ tani pritet të rritet 10-16%, krahasuar me parashikimin e mëhershëm prej 24%.
Pritjet e ulëta të shitjeve për Wegovy dhe Ozempic lidhen me produktet rivale nga prodhuesi i ilaçeve Eli Lilly, si dhe me kopje të tjera më të lira të këtyre produkteve farmaceutike.
Në vitin 2024, popullariteti i Wegovy ndihmoi “Novo”-n të bëhej kompania më e vlefshme e listuar në bursë në Evropë, por vlera e saj ka rënë ndjeshëm që atëherë.
Kompania më parë e uli parashikimin e saj në maj për shkak të konkurrencës në rritje në tregjet e barnave për humbje peshe. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.