Lajmet e fundit

Lideri i ekstremit të djathtë në Holandë, Geert Wilders, ka tërhequr partinë e tij nga koalicioni qeverisës, duke çuar në rënien e qeverisë pas më pak se një viti në pushtet.
Ky vendim vjen pas një përplasjeje të ashpër brenda koalicionit lidhur me politikat e azilit dhe emigracionit, transmeton klankosova.tv.
Wilders kishte kërkuar 10 masa shtesë për azilin, përfshirë ngrirjen e aplikimeve për azil, ndalimin e ndërtimit të qendrave të pritjes dhe kufizimin e bashkimeve familjare.
Kryeministri Dick Schoof bëri një përpjekje të fundit për të shpëtuar koalicionin, duke thirrur një takim me liderët e partive të koalicionit të martën në mëngjes.
Por takimi zgjati vetëm një minutë përpara se Wilders të largohej, duke i dhënë fund qeverisë së përbashkët.
Pritet që në vend të kësaj të mbahen zgjedhje të parakohshme.