Ka rënë dukshëm numri i të infektuarve me COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 52 mijë e 685 raste të reja me COVID-19 dhe 985 viktima, sipas regjistrimit të rasteve të Universitetit Johns Hopkins, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në SHBA ka arritur në 27 milionë e 692 mijë e 967 raste dhe 486 mijë e 321 viktima.
Këto numra përfshijnë raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.