Lajmet e fundit

Kreu i këtij qyteti iu ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bartin maskat dhe ta mbajnë distancën, transmeton Klan Kosova.
“Mos pranoni shërbime dhe mos jepni shërbime pa masa mbrojtëse. Apeli im i dytë është që të gjitha lokalet e gastronomisë t’i shtojnë masat, t’i shtrëngojnë masat, që të mos pëlcasin burime të reja të infeksionit. Bashkë me Policinë dhe inspektoratin do të reagojmë në përputhje me ligjet në fuqi”, ka thënë Haziri.
Ai ka kërkuar që rastet e dyshimta me simptoma për virusin të lajmërohen te mjeku, në mënyrë që të parandalohet infeksionit në masë.
Haziri, po ashtu, tha se nëse e përballojmë janarin me numër të vogël dhe pa raste të vdekjeve, atëherë po hyjmë në muajin e shpresës.
Gjendja e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është sin ë vijim: nga 8002 mostra, 3097 kanë rezultuar pozitivë, 2907 janë shëruar, 96 e kanë humbur betejën, raste aktive janë 97, të hospitalizuar janë 26 pacientë dhe 70 mostra në pritje për rezultat.