Lajmet e fundit

Një pjesë e llamarinës së çatisë së një objekti banesor ka rënë sot duke rrezikuar qytetarët dhe automjetet në lagjen “Dardania”, në Prishtinë.
Ekipet për siguri dhe mirëmbajtje të Komunës së Prishtinës, kanë reaguar ndërkohë, një pjesë e rrugës “Bill Clinton”, është bllokuar përkohësisht, shkruan KP, transmeton Klankosova.tv.
Ata po bëjnë kontrollin e detajuar në çati, ku pjesët tjera të llamarinës do të përforcohen për të shmangur rreziqe të mëtejshme.
Pronarët e bizneseve në zonë kanë deklaruar mbrapa kamerave se nuk është shkaktuar asnjë dëm në lokalet e tyre, por theksojnë se për të disten herë po ndërhyjnë në këtë çati, por prapë problemi mbetet i njëjtë.
Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar se të dielën, qyteti do të përfshihet nga erëra të forta, duke kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes gjatë lëvizjeve të tyre.
https://klankosova.tv/te-dielen-priten-erera-te-forta-komuna-e-prishtines-paralajmeron-qytetaret/