Konsumi total i gazit në Bashkimin Evropian ka rënë për 19.3 përqind nga gushti i vitit të kaluar deri në janar.
Kjo matje është e vlefshme kur krahasohet me mesataren pesëvjeçare të së njëjtës periudhë, transmeton KlanKosova.tv.
Rënia e konsumit të gazit nga familjet ka ndodhur për shkak të motit të ngrohtë por edhe çmimit të lartë që e ka shkaktuar rënien e prodhimit.
Në anën tjetër është Rusia si furnizues kryesor, që dramatikisht e ka reduktuar furnizimin për vendet evropiane që prej nisjes së pushtimit të Ukrainës.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek ekonomi dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.