Lajmet e fundit
Kapiteni i Real Madrid që pritet të largohet këtë verë nga kryeqyteti spanjoll nuk ka shumë zgjedhje për skuadër të re.

Situata e Iker Casillas po bëhet më e paqartë sa më shumë kalon koha. Lajmet e fundit thonë se klubet që kanë shprehur interesim për ta transferuar kanë hequr dorë për shkak shumë paqartësive dhe situatës të pazakontë në të cilën gjendet ikona e Real Madridit.
Një nga këto skuadra është Arsenal. Londinezët kanë zyrtarizuar transferimin e Petr Cech nga Chelsea, për të cilin paguan 14 milionë.
Reprezentuesi çek u bë zgjedhja e parë e Arsene Wenger, duke hequr kështu edhe një nënvizim në listën e klubeve të interesuara për shërbimet e Iker.
Edhe PSG është duke shkuar rrugës së Arsenal. Kampionët e League 1, patën shprehur interesim për të nënshkruar me Casillas, por tani janë vënë në kërkim të Hugo Lloris.
Kështu, mbeten vetëm Tottenham e Roma që ende janë të interesuara për të transferuar spanjollin në radhët e veta.