Përdoruesit e rrjetit Instagram kanë pasur të pamundur që të shohin lajmet e reja apo fotografi.
Ky problem është shfaqur në mbarë botën, por që pengesat më të mëdha kanë qenë në Evropë, SHBA dhe Japoni sipas uebsajtit, Down Detector, shkruan Independent, përcjell Klan Kosova.
Me gjithë raportimet, duket se nuk kanë qenë të prekur të gjithë përdoruesit.
Problemi që është shfaqur është se përdoruesit nuk kanë mundur të shohin profilet e te tjerëve./Klan Kosova/
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.