Një person ka pësuar lëndime si pasojë e rënies së fasadës së një objekti në afërsi të shkollës "Mihal Grameno".
Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar Izja Mjeku, drejtor i Shërbimeve Publike në këtë komunë.
"Sipas informacioneve që i kam marrë nga policia, një person është lënduar por jo shumë. E kanë dërguar në QKMF", deklaroi ai për Klankosova.tv.
I njëjti tutje përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se po ashtu edhe një veturë është dëmtuar.
"Ekipet e Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë tonë, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe, së bashku me qytetarët, kanë pastruar zonën. Drejtoria e Shërbimeve Publike apelon tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm gjatë qarkullimit për shkak të erërave të forta", ka shkruar ai.
https://www.youtube.com/watch?v=9U0ZT7uXdtw
https://klankosova.tv/e-rrezikshme-bie-fasada-e-nje-ndertese-ne-fushe-kosove/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.