Lajmet e fundit

Një 61-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht, pasi dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga një lartësi në Gjirokastër.
Policia ka bërë me dije se ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen “Kodra e Shtufit”.
“Rreth orës 12:20, në lagjen “Kodra e Shtufit”, Gjirokastër, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, nga një lartësi, shtetasja A. L., 61 vjeçe, banuese në Gjirokastër, e cila për pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.