Lajmet e fundit

Presidenti amerikan Joe Biden lavdëroi lidhjet e ngushta midis Shteteve të Bashkuara dhe Francës.
Ai këtë e bëri këtë të shtunë, ndërsa u prit në Paris nga presidenti francez Emmanuel Macron, në një vizitë shtetërore, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
“Këtë javë, ne i kemi treguar edhe një herë botës fuqinë e aleatëve, se çfarë mund të arrijmë kur jemi bashkë. Kjo është ajo që ilustron marrëdhëniet midis Francës dhe Shteteve të Bashkuara", tha Biden nga Pallati Elysee.
Vizita vjen pasi ShBA ka forcuar aleancën e saj me aleatin më të vjetër në mes të luftës së Rusisë në Ukrainë, edhe pse disa shenja të çara janë shfaqur për konfliktin në Lindjen e Mesme.
Macron mirëpriti presidentin dhe zonjën e parë Jill Biden me një ceremoni zyrtare të mirëseardhjes duke filluar në harkun e Triumfit në Paris.
Biden vuri në dukje se ShBA feston Ditën e Pavarësisë, Katër Korrikun, muajin tjetër.
"Kjo festë nuk do të ishte e mundur ... nëse nuk do të vinte në ndihmë Franca. Ne jemi një komb për shkak të Francës, në një pjesë të madhe. Ju u paraqitët kur ne kishim nevojë për ndihmë", tha Bideni.
Franca, tha Biden, "ishte shoku ynë i parë. Mbetet një nga miqtë tanë më të mirë".