Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë ditës së djeshme festuan 248 vjetorin e pavarësisë.
Në nder të kësaj date, është e zakonshme që atje të festohet me ndezje të fishekzjarrëve.
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, në llogarinë e tij në platformën X postoi një video të shkurtër ku shihet duke shikuar qiellin e ndriçuar të mbrëmjes së bashku me bashkëshorten e tij.
“Asgjë nuk e mund këtë pamje”, shkroi ai.