Lajmet e fundit

Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe paraardhësi i tij, Donald Trump, me shumë gjasë do të jenë sërish përballë njëri-tjetrit në garën presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kjo, pasi Trumpi i fitoi votat e republikanëve në një numër të konsiderueshëm shtetesh, përfshirë Kaliforninë dhe Teksasin, në atë që duhet “Super e marta”, duke e lënë mënjanë ish-ambasadoren e OKB-së, Nikki Haley, e cila është rivalja e tij e vetme e mbetur.
Në një fjalim fitoreje të mbajtur në pronën e tij në Mar-A-Lago në Florida, Trump u fokusua në politikat e imigracionit të presidentit aktual, Joe Biden të cilin e quajti "presidentin më të keq" në histori.
"Qytetet tona po pushtohen nga krimi i emigrantëve", tha ai Trump, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa, presidenti aktual, Joe Biden, i cili fitoi votat e demokratëve e cilësoi Trumpin si kërcënim për demokracinë amerikane.
“Rezultatet e sontme i lënë popullit amerikan një zgjedhje të qartë: A do të vazhdojmë të ecim përpara apo do të lejojmë që Donald Trump të na tërheqë prapa në kaosin, ndarjen dhe errësirë?”, tha Biden.