Lajmet e fundit

Të lexuarit në një bibliotekë që ofron ngrohtësi dhe është e pajisur mirë, është njëra ndër gjërat më të bukura që ofron jeta.
Ja disa nga libraritë më të bukura të Europës.
Biblioteka e Trinity College: Dublin, Irlandë
Biblioteka Kombëtare e Francës, Paris
Bbilioteka kombëtare e Francës e ka zgjeruar koleksionin e saj ndër vite,qysh kur është themeluar në vitin 1461. Kjo ndërtesë e vjetër, ne Rue de Richelieu e përfunduar në vitin 1868 është ende në përdorim dhe me patjetër duhet vizituar nëse shkloni në Paris. Dikur kishte titullin si biblioteka më e madhe në botë, por nuk e ka më. Megjithatë, është ende impresive me koleksione të vjetra greke dhe me një staf gjigand prej 2700 vetash.
Biblioteka Nacionale Clementinum: Pragë, Republika Çeke
E emëruar në bazë të Shën Klementit, ky vend ka një histori të lashtë. Biblioteka Kombëtare ishte themeluar në vitin 1781 dhe është shembull i bukur i arkitekturës barok, sidomos në sallën e pjesës hyrëse, e cila njihet për punimin në tavan na Jan Hiebl.
Wiblingen Monastery: Ulm-Wiblingen, Gjermani
Një ndërtesë e stilit rokoko, kjo bibliotekë në gjermani është e mbushur me statuja dhe afreske, është njëra ndër më të bukurat në Europë.
Biblioteka El Escorial: San Lorenzo de El Escorial, Spanjë
Ndërtimin e saj e kishte filluar mbreti Filipi I II-të. Kjo bibliotekë botërore listohet si ndër më të bukurat nga bibliotekat e vjetra që ka Europa. Me tavane të pikturuara bukur dhe me koleksione të çmueshme të librave origjinalë, ky vend është vlerë e madhe e trashëgimisë historike botërore.