Biblioteka Kombëtare "Pjetër Bogdani" sot shënon 72 vjetorin e themelimit.
Me këtë rast drejtuesit e saj kanë organizuar një manifestim që do të mbahet në orën 12:00 në ambientet e Bibliotekës.
25 nëntori i këtij viti shënon edhe 100 vjetorin e lindjes së poetit Esat Mekuli andaj manifestimi festiv do të përcillet edhe me hapjen e ekspozitës "Esat Mekuli 1916 - 2016".
Zyrtarja për informim e Bibliotekës Gresa Maliqi ka thënë për Klan Kosova se ky institucion përmbyll këtë vit me shumë aktivitete e organizime që ka pasur.
Ndërkaq vitin e ardhshëm një nga projektet e rëndësishme është digjitalizimi i Bibliotekës I cili kushton rreth 60 mijë euro.
E përpos kësaj pritet që vitin e ardhshëm të bëhen edhe renovime në hapësirat e këtij institucioni, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.