Biblioteka Kombëtare e Kosovës, “Pjetër Bogdani”, ka vazhduar shpërndarjen e librave nëpër komunat e vendit.
Bibliotekës komunale “Ibrahim Rugova” në Gjakovë, i është dorëzuar një kontingjent me 87 tituj dhe 1097 ekzemplarë, të përzgjedhur nga fondi i Shtëpisë Botuese “Rilindja”.
Librat janë të përgatitur me qëllim që t’u shërbejnë sidomos shkollave dhe nxënësve të nivelit parauniversitar. Ato do të shpërndahen nga biblioteka komunale në bibliotekat e shkollave të qytetit.
Në mesin e titujve gjenden edhe dy botime me rëndësi të veçantë për kujtesën historike:
- Kujtesa e Kosovës: Rrëfime të 100 pleqve e plakave të Kosovës;
- Kujtesa e Kosovës: Rrëfimet e të mbijetuarve të masakrës së Krushës së Madhe
Ndërkohë, shpërndarja do të vazhdojë edhe në komunat tjera. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.