Shtegu holandez Assen po del të jetë shumë i preferuar për motoristin italian Marco Bezzechi.
Ky i fundit e humbi primatin për pak kohë në garën Sprint që u zhvillua të dielën në Moto GP përcjell klankosova.tv.
Por nuk shkoi gjatë dhe Bezzechi e ktheu primatin duke e tejkaluar kampionin aktual të botës Francesco Bagnaian.
Ky i fundit ndonëse tentoi në vazhdim tia marr vendin e parë nuk ia doli.
Kjo pasi Bezzechi ishte në ritëm të lartë dhe në fund e mori fitoren me komoditet në Holandë në garën Sprint.
Në vendin e dytë doli bashkëvendësi i tij dhe lideri i kampionatit Bagnaia.
Kurse treshen e kompletoi ish kampioni i botës Fabio Quartararo kjo pasi u dënua jug afrikani Brad Binder për tejkalim të limiteve të shtegut.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.