Edhe pse është njeriu më i pasur në botë, Jeff Bezos nuk e ka problem t’i veshë të njëjtat mbathje noti për tre ditë me radhë.
Që nga shkuarja e tij në Europë për disa ditë pushimi të shkëlqyeshëm me të dashurën Lauren Sanchez, Jeff Bezos është fotografuar duke veshur të njëjtat rroba banje tre herë, njofton Klan Kosova.
Mbathjet e notit janë të firmës Vilebrequin dhe janë të sezonës së kaluar.
Të tilla mbathje noti, kjo faqe i shet me një çmim afër 300 dollarësh.
Jeff Bezos dhe e dashura e tij ishin edhe në jahtin e miliarderit David Geffen bashkë me shumë miq të tyre.
https://www.instagram.com/p/B00eIZmn6Nn/
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.