Beyonce ka folur për mëmësinë gjatë një interviste të rrallë për Harper’s Bazaar.
Ajo tregoi se ‘personalisht luftoi me pagjumësinë nga turnetë për më shumë se gjysmën’ e jetës së saj, dhe tani Blue duke se është frymëzuar nga rutinat e jetës së saj.
"Një nga momentet e mia më zbavitëse si nënë është kur gjeta një ditë Blue në vaskë me sy të mbyllur duke përdorur përzierjet që unë kam krijuar dhe duke u relaksuar, duke marrë kohë për veten. Kam kaq shumë për t’iu treguar dhe të gjitha shumë shpejt", zbuloi ajo.
Ajo shtoi se përzierjet janë të prejardhura nga familja e saj: “Kam gjetur veti shëruese në mjaltë për mua dhe fëmijët e mi. Dhe tani jam duke ndërtuar një fermë kërpi dhe mjaltë”, vazhdoi ajo.
“Jam shumë e lumtur që vajzat e mia do të kenë shembullin e atyre ritualeve nga unë”, ka treguar më tej Beyonce, transmeton Klan Kosova.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.