Me siguri ky lajm do hedhë përpjetë nga gëzimi fansat e shumtë të “Destiny’s Child”, i cili pavarsisht viteve mbetet një ndër grupet më të dëgjuar e të preferuar nga publiku.
Mesa duket, Beyonce është frymëzuar nga Victoria Beckham e cila ribashkoi grupin “Spice girls”, dhe ka menduar të ndjekë të njëjtën taktikë me grupin e saj.
Sikurse raporton “The Sun”, këngëtarja ka nisur lëvizjet për të ribashkuar grupin, duke kontaktuar me ish-antaret e “Destiny’s Child”, shkruan blitz.al, transmeton Klan Kosova.
Mësohet se Michelle Williams dhe Kelly Rowland po udhëtojnë në Evropë dhe shumë shpejt do t’i bashkohen koncerteve të Beyonce-s.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.