Lajmet e fundit

Jemi mësuar të shohim yllin e Hollywood-it, Beyonce-n e vërtetë me paraqitjet e saj.
Por bombastike po del të jetë dhe Helly Luv e cila për grupin e ashtu-quajtur ISIS po del të jetë Beyonce kërcënuese të cilën ata e duan të vdekur, njofton Klan Kosova.
Ndonëse ISIS ka bërë luftë ndaj luftëtarëve peshmerga, popstartja kurdistane po del të jetë ajo që shfaq arsenalin e saj si kundërpërgjigje me anë të teksteve të këngëve të saj.
Helly Luv në zonat e Irakut po konsiderohet si një simbol prandaj njihet dhe si Beyonce, është shprehur një përgjegjës i njo hoteli ku ajo shpesh qëndronte.
Beyonce kurdistane shfaqet shpesh herë duke luftuar xhihadistët në klipet të cilat i shoqëron këngët e saj.
Ndërkaq Luv ka deklaruar se ‘’ISIS më do mua të vdekur’’ por pavarësisht kërcënimeve të tilla ajo ka thënë se nuk ndihet e trembur.
Sipas saj muzika është arma më e fortë me të cilën ajo mbron popullin e saj ndonëse për ISIS ajo konsiderohet fyerje për gratë.
Për më shumë ja dhe një nga këngët e Helly Luv që mori dhenë pas kërcënimeve të ISIS, njofton Klan Kosova.