Partia Demokratike e Kosovës mbajti tubim elektoral në Prizren.
Aty u panë qytetarë të shumtë në numër, të cilët po japin mbështetje kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza.
Prizrenasit rrethuan vendin ku do dëgjojnë premtimet, ndaj disa nuk lëshuan rastin t’i shohin liderët, e për këtë u desh të ngjiten lartë në druj.
Gjersa në tokë brohoriteshin 3 shkronja, edhe emblema e UÇK-së erdhi nga ajri.
Ky flamur pritet të ngjallë edhe më shumë emocione, këtë vit, mbase, kur pos kremtes për fitore, u paralajmërua një festë tjetër më e madhe.
Kujtim Gashi, kandidat i këtij subjekti politik për deputet, tha se festa e dytë do të jetë "me kthimin e çlirimtarëve".
Kronikën e plotë, ndiqeni në vijim:
https://www.youtube.com/watch?v=H0yOFxbtRcw
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.