Lajmet e fundit
Gardiani ka insistuar se kampionia e Europa League do të bëjë gjithçka për të fituar sfidën ndaj katalanëve.

Beto është i bindur se klubi ka gjasa që të mposhtë Barcelonën në finale të Uefa Super Cup.
Sevilla do të përballet me fituesin e Champions League në Tbilisi të Gjeorgjisë më 11 gusht, si mbajtëse e trofeut të Europa League.
Barça sezonin e shkuar fitoi tripletën, por Beto nuk ndjehet i mbingarkuar me këtë detyrë.
“Fanela nuk të fiton titujt”.
“Është finale e madhe dhe kemi respekt për Barcelonën si një skuadër e madhe, por Sevilla mund ta mposhtë”.
“Gjithsesi do të jetë ndeshje e madhe”.