Lajmet e fundit

Historisë së vogëlushit që preku zemrat e shumë personave në tërë botën, po i vjen fundi.
I vogli Charlie Gard do të lejohet të vdesë, pasi që prindërit e tij morën këtë vendim pas disa muajve betejë për të shpëtuar jetën e tij.

Britanikët Chris Gard dhe Connie Yates për gjashtë muaj rresht ishin pjesë e një beteje, duke kërkuar që djali i tyre 11 muajsh të lejohet që të shkoj në SHBA, ku do merrte një trajtim eksperimental për sëmundjen e rrallë.
E pas skanimeve të fundit që Chris dhe Connie kanë parë, kanë vendosur që të largojnë ventilatorin e frymëmarrjes që e mban në jetë, pasi që tashme është shume vone që Charlie të marrë çfarëdo lloj trajtimi.
Spitali Great Ormond Street, ku Charlie ishte diagnostifikuar me sëmundjen e rrallë të trashëgueshme, e quajtur sindroma e zbrazjes së ADN-së mitokondriale, u kishte thënë që nuk mund të behej asgjë për te.
Mirëpo prindërit e tij nisën betejën për të mbajtur të gjallë vogëlushin e cila tërhoqi mbështetje ndërkombëtare.
Por mjekët dhe më vonë gjykata britanike vendosi se ai nuk mund të trajtohej jashtë me një metodë eksperimentale.
Sipas tyre, gjithçka duhej bërë për të shëruar vogëlushin nga një sëmundje fatale, ishte bërë.
Tani kërkesa e vetme që Charlie dhe Connie kanë, është që të marrin vogëlushin e tyre që të vdes në shtëpi, për të cilën ende janë duke diskutuar me spitalin.
