Të dielën do të bie “perdja” në Superligën e Kosovës në futboll.
Përveç titullit kampion, i cili shkoi për Prishtinën, shumë pikëpyetje pritet të marrin përgjigjje në xhiron e fundit.
Betejë e ashpër po zhvillohet në pjesën e poshtme të tabelës aty ku më të rrezikuarat për të rënë nga elita janë Feronikeli, Arbëria dhe Trepça`89.
Dilemat janë se cili ekip do të mbetet në pozitën e nëntë aty ku për momentin gjendet Trepca`89 e cila në shtëpi e pret Drenicën.
Një pikë më shumë e ka Arbëria, me dobrajasit që luajnë me Dritën në udhëtim.
I rrezikuar është edhe Feronikeli që takohet me Llapin, me këta të fundit që janë vendas.
Pozita e nëntë të zbret një kategori më poshtë derisa skuadra që mbetet në pozitën e tetë zhvillon ndeshjen e barazhit me Dukagjinin.
Interesante është gara për vendin e dytë, aty ku synojnë të jenë Drita dhe Ballkani.
Të gjitha ndeshjet zhvillohen të dielën nga ora 15:00 dhe transmetohen direkt në platformën Artmotion.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.