06.04.2023 · përditësuar para 1166 dite1 min lexim
Ata që e përcjellin NBA në vendin tonë, moti – moti – moti për mos të thënë kurrë më herët nuk kanë parë një beteje kaq të madhe, të ngushtë dhe të paparashikueshme për kualifikim në pjesën shtesë të kampionatit në NBA.Në “Perëndimin e Egër” të basketbollit në NBA asnjëherë deri tash në histori nuk mbahet në mend betejë më e madhe dhe më dramatike për inkuadrim në Play Off dhe Play In.Tash kur skuadrave ju kanë mbetur t’i zhvillojnë vetëm edhe nga tri ndeshje deri në fund të pjesës së rregullt të kampionatit, gjendja në Konferencën Perëndimore është lëmsh. Nga pozita e pestë e deri në të dymbëdhjetën fati i papërcaktuarGolden State Warriors me 42 fitore – 38 humbje aktualisht janë në pozitën e pestë me vetëm 0.5 ndeshje më shumë të fituar se dy rivalët lokal të Los Angelesit që renditen në pozitat gjashtë dhe shtatë, Clippers (41-38) respektivisht Lakers (41-38).Por hiç më larg “kufirit” të kualifikimit direkt në Play Off nuk janë as New Orleans Pelicans (40-39) që aktualisht pozicionohen si të tetit në Perëndim dhe janë në gjah të dyfishtë për pozitën gjashtë që dërgon direkt në Play Off apo pozitën shtatë e cila ua siguron përparësin e madhe të terrenit vendas në Play In. Mirëpo as “Pelikanët” nuk janë rehat sepse në qafë po u fryjnë “Ujqit” e Minnesotas (40-40) të cilët në pozitën e nëntë kanë vetëm gjysmë fitore më pak.Krejt në fund, dramë edhe e madhe po zhvillohet në betejën për pozitën e dhjetë dhe të fundit e cila siguron Play In-in dhe për të cilën në garë direkte janë tri skuadra :
Oklahoma City Thunder (38-42)
Dallas Mavericks (37 – 42)
Utah Jazz (36-43)
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
●●●
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.