Carlos Augusto e ka kaluar Interin në avantazh në Bergamo, betejë kjo me shumë peshë për titullin kampion në Serie A.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, kurse nëntë minuta pasi nisi fraksioni i dytë, kampioni aktual i Italisë e gjeti golin kundër Atalantas.
Aktualisht "Nerazzurët" kanë 61 pikë, sa ka edhe Napoli, kurse bergamezët me 58 sosh është e treta, raporton Klankosova.tv
Nëse fiton sot, atëherë Interi do të shkëputet për katër pikë ndaj ndjekësit të parë dhe plot gjashtë sosh, nga i treti.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.