Fundjava pritet të dhurojë ndeshje shumë interesante, në javën e 28-të të ProCredit Superligës, apo të fundit për garat e rregullta.
Sipas Federatës së Basketbollit të Kosovës, kjo xhiro është vendimtare se kush do të jetë në vendin e parë mes Bashkimit dhe Trepçës, ku prizrenasit kanë një pikë më shumë, por edhe për pozitë sa më të lartë para “Play-off”-it ndërmjet Pejës (41 pikë), Yllit (41 pikë) dhe Vëllaznimit (40 pikë), transmeton Klankosova.tv.
Bashkimi dhe Trepça kanë siguruar gjysmëfinalet e “Play-off”-it, derisa në çerekfinale janë kualifikuar Prishtina, Peja, Ylli dhe Vëllaznimi.
Bora do të luajë në “Play-out”, ndërsa Prizreni është e fundit për këtë edicion.
ProCredit Superliga- Java e 28-të:
E shtunë
-17:00 Proton Cable Prizreni - Golden Eagle Ylli ;
-19:00 Trepça – Bora.
E diel
-17:00 Bashkimi – Peja;
-19:00 Vëllaznimi - Sigal Prishtina.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.