Xavi Hernandez me siguri ëndërr ta ngritë trofeun e katër të Champions League të Barcelonës. Kjo do të ishte mënyra perfekte për përmbyllur karrierën që definoi një epokë.
Spanjolli është ndër të rrallët – i padiskutueshëm. Ritmi, fuqia dhe aftësia për të parë ndryshe nga të tjerët ishin gjithmonë me të, në 800 ndeshjet e karrierës deri tani.
Aftësia për të kotrolluar lojën, për të pasuar në hapësira të ngushta dhe për të dhënë pasimin e fundit në mënyrën më përfekte, vështirë të përsëdytet.
Xavi është unik. Megjithatë, nëse e krahason katalanin me cilindo lojtar të kësaj epole, ka vetën një kandidat që është i atij niveli: Andrea Pirlo. Është e papërshkrueshme mënyra se si një lojtar krejtësisht taktik ka arritur të bëhet ikonë e mesfushës në futbollin krejtësisht fizik Italian.
Mbi 500 paraqitje në Serie A flasin vet. Pirlo është dy herë fitues i Champions dhe njëri ndër mesfushorët më brilant që ka pasur futbolli. Por, italiani sikur miku i tij spanjoll, po mendon që të ikë nga Evropa, për të përmbyllur karrierën.
Berlini mund të jetë përballja e fundit në kontinentin e vjetër për mjeshtrin Italian, si edhe për Xavin.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.