Dragomir Komarov 63 vjeçar që 25 vjet, pothuajse nuk ka futur gjumë në sy.
Komarov i cili jeton në qytetin serb të Novi Sadit ka rrëfyer se pagjumësia e tij është aq e fortë saqë nuk e lejon atë që të fle më gjatë se 30 minuta, dhe kur ndodh një gjë e tillë, atëherë përjeton mundime dhe tortura, si dhe ndjenjën e mbytjes gjatë gjumit, shkak ky që e zgjon menjëherë, njofton Klan Kosova.
Ani pse nuk e ka kaluar tërë natën në shtrat , ky njeri gjatë 25 viteve të fundit, çdo natë ka shkuar për t`u shtrirë në krevat.
"Shtrihem çdo natë, dhe në 99 për qind të rasteve nuk mund të fle. Ndonjëherë ndodhë që të dremis për pesëmbëdhjetë minuta apo ndonjë minutë më shuë, por përgjithësisht unë nuk mund të fle", thotë Komarov.
Ky i fundit zgjohet nga shtrati i zhgënjyer për shkak të pagjumësisë dhe më pas shkon për shëtitje duke përshkuar çdo herë të njëjtën rrugë.
"Kam lexuar një kohë të gjatë, kryesisht libra filozofik dhe fetar, por tani më së shumti eksplorojë në internet, - shton ai.
Pas një beteje të gjatë Komarov, ka arritur të shkojë në pension invalidor, pasiqë për një periudhë kohore askush nuk i besoi për problemet që kishte me gjumin, shkruan portali serb "Blic" përcjellë Klan Kosova.
"Unë jam i lodhur çdo ditë, por unë nuk mund të fle. Kam luftuar dhe në fund kam arritur të dal në pension, për shkak se unë vuaj nga astma dhe sëmundje të tjera" - thotë ai.
Poashtu ky banor i Novi Sadit thekson se është përpjekur shumë për të gjetur shërim.
"Unë kam pritur që të hapet Instituti për pagjumësi, por as aty nuk gjeta ndihmë, s`kanë mbetur barna e çajëra që nuk kam pirë" shton ai.
Për shkak të kësaj gjendjeje ai nuk u martua kurrë.
"Kam pasur lidhje të gjata deri në 12 vjet, por ato dështuan. Çfarë do të mendonin gratë, kur pas një kohe zgjohem nga shtrati dhe dalë jashtë. Ato më akuzonin mua se dilja për të pirë, ose që shkoja edhe me gra të tjera".
Problemet e tij me pagjumësinë datojnë që nga shkolla fillore.
Siç thotë Komarov, asokohe shkonte në shtrat më vonëse moshatarët e tij, ndërkaq në shkollë të mesme, nisi të qëndronte zgjuar tërë natën, dhe në fund ndaloi plotësisht së fjeturi.
Edhe në ditët e sotme, për shkak të mungesës së gjumit, thotë se i ndryshon edhe disponimi, shkak ky që ai edhe vuan nga depresioni, shkruan portali serb "Blic" përcjellë Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.