Lajmet e fundit

Skuadra turke Besiktas, ka shprehur interesim për Obi Mikelin e Chelseas.
Mesfushori është duke u kërkuar nga drejtuesit e Besiktas, të cilët dëshirojnë që atë ta kenë në skuadrën e tyre për edicionin e ri.
Këto vitet e fundit kampionati turk ka qenë destinacion i shumë yjeve të futbollit nga ligat tjera evropiane.
Interesimi për Mikel ka ardhur pas dështimit për të transferuar Lucas Leivan nga Liverpool, pasi drejtuesit e The Reds kanë refuzuar ofertën për të, transmeton Klan Kosova.