Lajmet e fundit

Dy klubet e njohura turke, Besiktas dhe Galatasaray kanë shprehur interesim për futbollistin kosovar që luan te Llapi, Valmir Veliu.
Sipas mediumit CCN Turk, Sergen Yalcin trajneri i Besiktasit dhe Fatih Terim i Galatasaray janë duke kërkuar për ta transferuar lojtarin e Kosovës U21.
Siç raportohet të dy trajnerët kanë nevojë për një sulmues krahu dhe futbollisti kosovar qysh në janar mund të largohet nga Llapi.
Trajneri i kampionit aktual të Turqisë, ka dhënë dritën e gjelbërt për të diskutuar transferimin e Veliut, pasi e sheh si zëvendësim ideal të Cyle Larin që pritet transferohet në Premier Ligë. Kurse në bazë të raportimeve nga mediat turke, Fatih Terim kërkon ta ketë futbollistin këmbëshpejtin nga Kosova ,pasi dështoi transferimi i Arda Turan te Galatasaray.