Lajmet e fundit

Sipas ish-anëtarit të bordit të skuadrës turke, Besiktas, Erol Kaynar, kjo skuadër dëshiron që të transferojë mesfushorin e Arsenalit, Mesut Ozil.
Ai ka thënë se njëri nga drejtuesit e klubit turk është takuar me agjentin e përfaqësuesit të Gjermanisë javën e shkuar për të biseduar mundësinë e blerjes së tij, shkruan Daily Star.
Ozil ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2018, kurse Gunners as që dëshirojnë që të dëgjojnë oferta për të, edhe pse lojtari nuk e ka mohuar mundësinë që të ardhmen luajë në vendin prej nga e ka origjinën, transmeton Klan Kosova.